Nëse dikush duhet të tregojë historinë e Madonna Louise Ciccone, ajo duhet të jetë vet artistja.
Madonna do të bëjë regjinë e një filmi biografik në lidhje me jetën e saj, të cilën ajo është duke e shkruar me Diablo Cody, shkruan CNN.
Filmi, i cili do të shpërndahet nga Universal, nuk ka ende një titull.
“Unë dua të përcjell udhëtimin e pabesueshëm që jeta më ka bërë si një artiste, një muzikante, një valltare – një qenie njerëzore, duke u përpjekur të hap rrugën në këtë botë,” tha Madonna për filmin në një deklaratë.
https://www.instagram.com/p/CE2djUvh5e_/?utm_source=ig_embed