Magnezi e trajton depresionin më mirë se antidepresantët

Në botë llogaritet se janë rreth 350 milionë njerëz të cilët vuajnë nga ndonjë formë e depresionit. Kjo i bie 5% e popullsisë së botës.

Marketing

Duke marrë parasysh se kjo sëmundje po bëhet diagnozë më e zakonshme çdo ditë, duhet të ekzistojnë alternative për përshkrimet e zakonshme me antidepresantë.

Antidepresantët kanë efekt dhe mund të ndikojnë mirë, por mund të lirojnë edhe toksina në trup që krijojnë varshmëri, probleme më të këqija shëndetësore, si dhe sëmundje tjera mendore.

Depresioni shpeshherë shkaktohet nga mosbalancimi i kimikaleve në tru. Medikamentet kundër depresionit mund t’i shërojnë këto mosbalancime, por zakonisht lënë edhe efekte anësore si marramendja, shtimi i peshës, pagjumësia, shikimi i dobët, etj.

Alternativa e re e antidepresantëve

Një opsion i ri së fundmi ka debutuar në botën mjekësore. Një medikament natyral i cili mund të ndihmojë ta trajtojë depresionin po aq mirë, nëse jo më mirë sesa medikamentet e mëhershme të depresionit. Ky ilaç i ri mrekullibërës është magnezi.

Magnezi është mineral që i nevojitet trupit dhe studimet e fundit kanë treguar se 248 miligramë magnez në ditë mund të shpijnë në largimin e simptomave depresive.

Ndonëse ilaçet kundër depresionit mund të kenë çmime të shtrenjta, një gjë e mahnitshme për këtë zbulim të fundit është se kushton shumë pak dhe nuk ka efekte anësore.

Si ta merrni magnezin

Ka shumë ushqime që natyralist përmbajnë magnez, si spinaqi, farat e kungullit, çokollata e zezë dhe bajamet. Secila prej këtyre ka të paktën 75 miligramë magnez. Ose, nëse nuk keni mundësi ta merrni magnezin nga ushqimi, ju mund ta merrni në formë suplementi çdo ditë.

Përveç se e përmirësoni shëndetin mendor duke marrë magnez çdo ditë, ju e përmirësoni edhe shëndetin fizik. Magnezi është i mirë për shëndetin e trurit, shëndetin e veshkave dhe shëndetin kardiovaskular.