Maguire mund të rikthehet për finalen e Ligës së Evropës

9:19 | 12 Maj 2021

Marketing

Foto: Getty Images

Kapiteni i skuadrës së Manchester United, Harry Maguire, ka pësuar një lëndim dhe akoma nuk dihet përfundimisht nëse do të jetë i gatshëm për finalen ndaj Villarreal.

Duke folur për BT Sport pas humbjes 2-1 kundër Leicester City të martën, Ole Gunnar Solskjaer tha: “Lajmi i mirë është se Harry Maguire nuk ka thyer asgjë”, përcjell lajmi.net.

“Është vetëm dëmtimi i ligamentit dhe shpresojmë që do ta shohim përsëri këtë sezon. Shpresojmë se ai do të jetë gati për finalen e Ligës së Evropës”, vazhdoi tutje trajneri.

Reprezentuesi anglez pësoi një lëndim në fitoren 3-1 të ‘Djajve të Kuq’ ndaj Aston Villës dhe nuk ishte i pranishëm ndaj Leicester City.

Kapiteni tani do të jetë duke garuar kundër kohës për t’u rikuperuar në kohë për ndeshjen finale të Ligës së Evropës kundër Villarreal në Gdansk më 26 maj./Lajmi.net/

Marketing