Mahmuti falënderon Ahmetin: Përkrahja jote është tepër domethënëse, qofsh gjithmonë i nderur

Drejtuesi i Qendrës, “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, njëherë edhe iniciatorë që lulëkuqja me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia, Bardhyl Mahmuti ka falënderuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin pasi ky i fundit publikisht doli në përkrahje të kësaj iniciative të drejtuar nga Mahmuti, raporton indeks.mk

Marketing

Në një postim në rrjetet sociale, Mahmuti ka thënë se përkrahja e liderit të shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti është shumë domethënëse.

“Përkrahja jote është tepër domethënëse! Një falënderim i veçantë për liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, mikun dhe bashkëveprimtarin tim, z. Ali Ahmeti! Qofsh gjithmonë i nderur, miku im!”, ka shkruar Mahmuti.