Maja Moraçanin, kryetare e re e RDM-së

Deputetja Maja Moraçanin njëzëri është zgjedhur mbrëmë kryetare e partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM), në Kongresin e katërt të partisë që u mbajt nën moton “Vlera të gjelbëra- vizion i qëndrueshëm”, në të cilën morën pjesë 300 delegatë.

Marketing

Në Kongres është zgjedhur përbërja e re e Këshillit qendror dhe mbikëqyrës të RDM-së.

Moraçanin duke iu falënderuar besimit të dhënë ka theksuar bindjen se me punë ekipuese, përmes bashkëpunimit me Shoqata të qytetarëve dhe të Gjelbrit Evropian, RDM do të ketë të ardhme të suksesshme.

Në Kongres paraqitje ka pasur edhe kryetarja e deritanishme Liljana Popovska e cila ka shprehur kënaqësinë që RDM sot pas 12 vjet e gjysmë është parti stabile e cila ka rumbullakuar tërë ciklin e iniciativësë përmes proflizimit ideologjik si parti e gjelbër, deri te anëtarësimi i plottëfuqishëm në Të Gjelbrit Evropian.

Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë, deputetë, përfaqësues të partive politike të Maqedonisë (LSDM, VMRO-DPMNE, PLD, LD, Partia të Bashkuar për Maqedoni, VMRO-PP, PCER, Lidhja Demokratike e vllehëve, Forcat Demokratike të romëve, Partia e pensionistëve, PEP 21), nga partia e të gjelbërve nga Greqia, Bullgaria dhe Serbia, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe korit diplomatik.
Përmes një video-porosie të pranishmëve në Kongres u është drejtuar edhe bashkëkryetari i partisë së Të Gjelbërve evropian, Rajnharda Butikofer.

Ndryshe, në seancën konstituive të Këshillit qendror të RDM-së që ëshitë mbajtur pas Kongresit, janë zgjedhur katër nënkryetarë të RDM-së, Mirosllava Bogdanovski, Beti Dejanova, Hrista Najdanov dhe Ana Petrovska. Për sekretar të RDM-së është zgjedhur Lupço Janevski.

Marketing