Majk Pompeo arriti në RMV

Mike Pompeo ka mbërritur në Ohër. Sekretari amerikan i Shtetit ka mbërritur gjysmë ore me herët nga protokolli i parashikuar. Ai është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe menjëherë më pas janë drejtuar drejt vilës presidenciale Biljana ne Ohër ku e pret presidenti i vendit Stevo Pendarovski për një bashkëbisedim kokë më kokë.

Marketing

Prej aty vizita vazhdon në një kishë në Ohër dhe me pas vizita me kryeministrin e vendit Zoran Zaev në një hotel në qytetin e Ohrit. Rreth orës 15.45 pritet konferenca e përbashkët për shtyp e sekretarit amerikan të shtetit dhe kryeministrit Zaev.