Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Tel Aviv. Në luftë për medalje të bronztë, xhudistja pejane është dashur të takohet me belgen Charline Van Snick. Por Van Snick nuk u paraqit në tatami për shkak të një lëndimi.

Marketing

Me këtë xhudiste, Majlinda ishte përballur më 11 janar në Mastersin e Dohas, pikërisht për vend të tretë. Majlinda e kishte fituar atë luftë.

Ajo në Grand Slamin e Tel Avivit ishte bartësja e parë, por u befasua në gjysmëfinale nga britanikja Chelsie Giles.

Deri në gjysmëfinale Majlinda kishte shënuar dy fitore të vështira.

Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka pushojnë në këtë garë.