Majmuni i llojit shimpanzë do të kthehet në Maqedoni, pas 10 viteve rehabilitim dhe risocializim nga aksioziteti dhe depresioni.
Nga Kopshti Zoloogjik e konfirmojnë ardhjen e “Kokos” pas 10 viteve mungesë.
“Në vitin 2009 ‘Koko’ ishte në Kopshtin Zoloogjik dhe kjo ishte periudha e adoleshencës për të, atëherë kur i duhet shoqëri dhe dashuri. Atëherë tregonte shenja anskiozitei por arsye tjetër ishte edhe mos pasja e kushteve për jetesë në kafazin e kopshtit tonë, dhe për këtë me iniciativë të gazetarëve dhe organizatave e dërguam për risocializim në Holandë. Atje “Koko” ka fituar shumë shokë dhe është risocializuar mjaftueshëm për ta kthyer në Maqedoni” thonë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit.
Në Shkup, “Koko” së bashku me Mimin, Rosin dhe Hiasel do të jetojnë në një vend të madh i cili i ka të gjithë standardet e kërkuara botërore. Vendqëndrimi i shimpanzeve është ndërtuar gjatë kohë që ata mos të keqtrajtohen dhe të jenë të qetë nga vizitorët.
Shimpanzat janë racë shumë e mençur e majmunëve. Ata janë majmunët më të mëdhenj që jetojnë në pyjet e Afrikës tropikale, që i ngjan më shumë njeriut dhe është më i zhvilluar e më i zgjuar se majmunët e tjerë.
Nëpër gjithë botën, kanë mbetur vetëm 150 mijë shimpanza, fakt ky që ngre alarmin tek organizatat për mbrojtjen e kafshëve.