“Makedonia lek” kërkon falje për gabimin: Të gjitha vaksinat janë të sigurta

Nga kompania “Makedonialek”, e cila është importuese dhe distributore e vaksinave MRP, informojnë opinioni se pas informacionit që doli në lidhje me praninë e mundshme të vaksinave me afat të skaduar, kanë kryer kontroll të brendshëm në mënyrë që t’i vërtetojnë akuzat.

Marketing

“Kontrollet treguan se të gjitha vaksinat MRP të markës “Priorix”, të cilat kompania jonë shpërndan, janë me afat të vlefshme dhe të besueshme për t’u përdorur. Në pikat e kontrollit të vaksinimit janë shpërndarë nga dy seri vaksinash, njëra e vlefshme deri në maj 2019 dhe tjetri deri në korrik 2019.

Gjatë kontrollit, është zbuluar një gabim teknik që të punësuarit kanë bërë gjatë ngjitjes së deklaratave. Domethënë tek një pjesë e vogël e paketimeve janë vërejtur se janë vendosur deklarat e vjetra me data nga importi i më hershëm, gjegjësisht tetori 2018″, thuhet në deklaratën e kompanisë, nga ku dhe kërkojnë falje për këtë lëshim.

Nga atje shtojnë se paketimet janë tërhequr menjëherë në mënyrë që të mos krijojnë konfuzion të mëtejshëm në opinionin dhe se ato do të zëvendësohen.