Makedonija Gj.P. nga dita e hënë vazhdon përgatitjet në Kroaci

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, nga dita e hënë do të vijojë përgatitjet në Kroaci, ku e presin përballje kontrolluese me kroatët e Dinamo Zagerbit dhe Osiekut, ndërsa Sarajeva do të ndeshja e fundit në ciklin e dytë përgatitor. Trajneri Xhangarovski dhe futbollistët Stoillov dhe Aliji, besojnë se skuadra nga Gjorçe Petrovi do të luftojë për kreun dhe jo për mbijetesë në Ligën e Parë.

Marketing

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit ndryshe nga skuadrat e tjera të Ligës së Parë Futbollistke të Maqedonisë, do të vijojë përgatitjet kryesore në Kroaci dhe jo në Antali të Turqisë. Trajneri Toni Xhangarov është i bindur se me prurjet e fundit, është formuar ekipi, i cili do të luftojë për dalje nga zona e rrezikut dhe Kupën e Maqedonisë, ku janë në fazën e gjysmëfinales.

“Kemi realizim të dobët dhe në pjesën e dytë vendosën gjërat në një letër dhe të sjellim sulmues kualitativ siç është Krste Velkovski, një reprezentues mjaft kualitativ dhe një sulmues i mirënjohur si Baloteli, i cili ishte pjesë e Vardari dhe e dijmë se çfarë suksese kishte atë kohë Vardari”, deklaroi Toni Xhangarovski, trajner i Makedonija Gj.P.

Xhangarovski, beson se pëgatitjet shkojnë në kahjen e duhur dhe qëllimi kryesor mbetet gara evropiane.

“Të gjithë janë shëndosh dhe të gatshëm për stërvitje në këtë qendër stërvitore ku i bëjmë të gjitha përgatitjet dhe këtu jemi plot 7 ditë….Nuk jam i kënaqur me pozitën në tabelë dhe qëllimi kryesor është që ikim nga pjesa e poshtme, mirëpo pa dyshim se do të kërkojmë edhe trofeun e Kupës. Dalja në Evropë mbetet pjesa parimore”, tha Toni Dzangarovski, trajner i Makedonija Gj.P.

Gjorgji Stoilov dhe Altin Aliji janë të kënaqur me përgatitjet e deritanishme dhe besojnë ekip nga Gjorçe Petrovi do të jetë befasia e sezonit pranveror.

“Faleminderojë trajnerin që më ka dhënë mundësi me luajtur. Kam shënuar edhe dy gola, një në Kup dhe një në Ligën e Parë. Po vazhdojmë me stërvtjet , kemi edhe ndeshje të radhës, të martën me Dinamo Zagrebin. Përgatitemi për atë ndeshje dhe do të vazhdojmë për lojrat tjera…”, tha Altin Aliji, futbollist i Makedonija Gjorçe Petrovit.

“Jemi duke punuar që të dalim nga kjo krizë dhe mendojë se në pjesën pranverore do të dëshmojmë se mundemi dhe jam i bindur dhe do të kërkojmë largimi nga ajo zonë dhe jemi në gjysmëfinale të Kupës”, u shpreh Gjorgji Stoillov, futbollist i i Makedonija Gjorçe Petrovit.

Më 16 janar Makedonija Gjorçe Petrov do të përballet me Dinamo Zagrebin, më 20 janar sfidon Osijekut, më 23 janar takohet me Aluminij, ndërsa më 31 janar do të jetë sfida me Sarajevën. Ndërkohë më 10 shkurt është caktuar sfida me KF Besa, edhe pse ndërkohë mund të zhvillojnë disa ndeshje shtesë, pasi që janë disa oferta nga skuadra e Ligës së Parë të Serbisë. /Alsat.mk

Marketing