Makedonski Telekom e mori certifikatën prestigjioze Employer Partner

Geschäftskunden_2022

Kompania e parë në Maqedoni që e merr këtë certifikatë për praktikat e shkëlqyera të burimeve njerëzore

Marketing

SELECTIO Group, grupacion lider i konsulencës dhe mbështetjes për të gjitha shërbimet e burimeve njerëzore, e vlerësoi punën e Makedonski Telekomit dhe i dha kompanisë certifikatën prestigjioze rajonale Employer Partner. Kjo mirënjohje jepet për rezultate të shkëlqyera në fushën e burimeve njerëzore dhe Makedonski Telekom është kompania e parë nga vendi që e merr atë.

Employer Partner është certifikatë rajonale për përsosmëri në fushën e burimeve njerëzore që Grupacioni SELECTIO për 19 vjet ua ndan kompanive më të suksesshme në rajon, ndërsa këtë vit për herë të parë në Maqedoni, ia ndan Makedonski Telekomit. Qëllimi i kësaj certifikate është të konfirmojë transparencën dhe cilësinë e praktikës së burimeve njerëzore dhe në këtë mënyrë t’i frymëzojë organizatat për të krijuar vende pune tërheqëse për të gjithë punonjësit aktualë dhe të ardhshëm.

“Në ditët e sotme, është një sfidë të krijohet dhe të ruhet një mjedis pune në të cilin punonjësit janë të motivuar të zhvillohen. Kjo nënkupton transformimin e vazhdueshëm organizativ, futjen e programeve të shkëlqyera për zhvillim dhe përfitime profesionale. Por mbi të gjitha do të thotë krijimi i një kulture në të cilën vlerësohet kontributi i individit. Njohja është vetëm dëshmi se ne po përballemi me sukses me këtë sfidë”, deklaroi Stavros Georgakopulos, Lider për punonjës dhe transformim.

Me qëllim të plotësimit të kushteve për marrjen e certifikatës, Makedonski Telekom këtë vit bëri një vlerësim të detajuar dhe të plotë të praktikave të burimeve njerëzore dhe zbatoi reforma që u treguan produktive në ngritjen e nivelit të kënaqësisë dhe sigurisë te punëtorët. Grupacioni SELECTIO veçanërisht i vlerësoi praktikat e Makedonski Telekomit në zbatimin dhe definimin e zhvillimit dhe shpërblimit të punëtorëve.

Punonjësit e Makedonski Telekomit mund të mbështeten në mentorët dhe menaxherët e tyre në vendin e tyre të punës, të cilët janë të trajnuar për t’u ofruar mbështetje në tejkalimin e sfidave të biznesit dhe kushteve për zhvillim individual dhe profesional. Në të njëjtën kohë, Telekomi u ofron punonjësve një sërë aktivitetesh zhvillimore, si pjesëmarrje në konferenca, trajnime, mentorim, si dhe bashkëpunim dhe grumbullim të përvojës nga projektet ndërkombëtare. Të gjitha programet e arsimit dhe zhvillimit regjistrohen dhe mblidhen informacionet kthyese për të siguruar zhvillim të vazhdueshëm.

Kompania gjithashtu ka një program të përcaktuar për njohjen e punonjësve, siç është programi Power of People, i cili përfshin kategori të ndryshme të ekselencës ndërsa punonjësit që arrijnë rezultate të caktuara shpërblehen në përputhje me rrethanat.

Marrja e certifikatës Employer Partner është konfirmim i praktikave të suksesshme të Makedonski Telekomit për të ofruar përvojën më të mirë të punës për punonjësit dhe për t’i ndihmuar ata të gjejnë rrugën e duhur të karrierës duke hapur mundësi për trajnim, zhvillim dhe avancim. Kompanitë me këtë certifikatë demonstrojnë një nivel të jashtëzakonshëm të menaxhimit të potencialit njerëzor dhe janë të përqendruar në përmirësimin e vazhdueshëm të kulturës organizative, pasi investojnë te punonjësit përmes praktikave të burimeve njerëzore të lidhura strategjikisht që përfaqësojnë një bazë solide për rritje dhe përfundimisht arritjen e qëllimeve ambicioze të biznesit.

Marketing