Makedonski Telekom e shkyç 3G teknologjinë e vjetër

Zhvillimi i teknologjive të reja, shërbime më të mira të abonuesve dhe efikasitet më i madh energjetik

Marketing

Makedonski Telekom është operatori i parë në Maqedoni që do të çaktivizojë teknologjinë e vjetër 3G si pjesë e strategjisë për krijimin e një rrjeti superior, përvojë më të mirë të abonuesit dhe transformim digjital. Vendimi është në përputhje me trendet botërore në industri dhe qëllimi i këtij hapi është fokusimi i plotë në zhvillimin dhe përhapjen e teknologjive të reja. Në të njëjtën kohë ky hap do të thotë tregues i shkëlqyer për shkallën e zhvillimit, besueshmërisë dhe superioritetit të rrjetit 4G dhe 5G të Makedonski Telekomit.

3G u prezantua në vendin tonë për herë të parë në vitin 2009 dhe e hapi rrugën drejt epokës së internetit. Edhe pse dikur revolucionare, kjo teknologji ka qenë prej kohësh e vjetruar. Me shkyçjen e saj do të lirohen frekuenca, burime dhe investime që do të fokusohen plotësisht në zhvillimin e teknologjive 4G dhe 5G.

“Shkyçja e 3G nuk është thjesht një zëvendësim i teknologjisë së vjetruar, por premtimi i një eksperience superiore të abonuesit. 3G po shkon në histori ndërsa ne do ta përdorim plotësisht potencialin e teknologjive të reja shumë më të avancuara siç janë 4G dhe 5G për lidhje më të mirë, shpejtësi më të madhe dhe shërbim më cilësor për abonuesit”, deklaroi Maja Milosavlevska Naumovska, Drejtoreshë kryesore për teknologji dhe TI në Makedonski Telekom.

Aktivitetet do të zhvillohen gradualisht, sipas rajoneve, për të siguruar një tranzicion pa ndërprerje në shërbimet e komunikimit. Deri në fund të prillit 2024, 3G do të jetë plotësisht jashtë përdorimit në të gjithë territorin.

Zëvendësimi i teknologjive të vjetra nuk sjell vetëm përfitime teknologjike, por edhe përfitime ekologjike. Krahasuar me 3G, 4G është për 5 herë dhe 5G madje për 15 herë më efikas në aspektin energjetik. Kjo nënkupton zvogëlimin e emetimit të dioksid karbonit, që është pjesë e agjendës ESG të Makedonski Telekom.

Më shumë informacione në: www.telekom.mk

Marketing