Makedonski Telekom me rezultate pozitive, rritje dhe lidership në vitin 2023

Makedonski Telekom e mbylli vitin 2023 me rezultate të shkëlqyera, duke realizuar rritje konsistente përgjatë gjithë vitit. Ky është rezultat i funksionimit të suksesshëm, fokusimit në modernizimin dhe zgjerimin e rrjeteve dhe të qenit pionier në prezantimin e teknologjive të reja për të ofruar përvojën më të mirë abonuese.

Marketing

Fitimi operativ para interesit, tatimit dhe amortizimit (EBITDA) është rritur me 10.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa fitimi neto është rritur me 38.7 për qind. Të ardhurat nga shitjet janë rritur me 1.2 për qind dhe kanë shënuar rritje të të ardhurave nga biznesi bazë prej 4.3 për qind në segmentin celular dhe 3.5 për qind në segmentin fiks.

“Ne i kemi qëndruar besnikë qëllimit për të ofruar shërbim superior dhe përvojë abonuese duke e ndërtuar rrjetin më të mirë. Po e mbyllim vitin 2023 me rritje të shkëlqyer për të cilën kemi punuar me përkushtim dhe mënyrë ekipore përgjatë gjithë vitit. Vazhdojmë me fokus të fortë në zhvillimin e rrjetit dhe vendosjen e teknologjive më të fundit, të cilat do të mundësojnë lidhje të plotë dhe pjesëmarrje të barabartë në botën digjitale. Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar një përvojë superiore abonuesish dhe një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë“ – theksoi Nikolla Lushev, Drejtor ekzekutiv i Makedonski Telekom.