Makedonski Telekom sërish e fitoi çmimin prestigjioz Ookla për rrjetin më të mirë

Rrjeti celular dhe fiks më i shpejtë dhe rrjeti celular më i mirë

Marketing

Edhe këtë vit Makedonski Telekom e mori çmimin prestigjioz Ookla® për rrjetin më të mirë. Rezultatet tregojnë shpejtësinë më të madhe të rrjetit celular dhe fiks dhe cilësinë më të mirë të rrjetit celular në gjysmën e parë të 2024*.
Ookla® është lider botëror në analizimin dhe testimin e cilësisë dhe shpejtësisë së rrjetit, ndërsa çmimet Speedtest AwardsTM janë rezultat i hulumtimit dhe analizës gjashtëmujore të testeve të iniciuara nga shfrytëzuesit, të cilat vërtetohen me aplikacionet Speedtest®.

Për shpejtësinë e rrjetit janë bërë 160.564 testime për rrjetin celular dhe 948.686 për rrjetin fiks. Të dhënat tregojnë se rrjeti celular dhe ai fiks i Makedonski Telekomit janë më të shpejtat në treg në krahasim me konkurrencën me Speed ScoreTM prej 148,78 për rrjetin celular dhe Speed ScoreTM prej 52.77 për rrjetin fiks.

“Jemi krenarë që e kemi marrë sërish këtë çmim. Këtë vit, matjet e Ookla® konfirmuan shpejtësitë më të madhe të rrjetit tonë fiks dhe celular. Ky është konfirmim se strategjia dhe vizioni ynë teknologjik janë njohur. Zhvillimi dhe investimi në rrjet dhe teknologji të reja është strategjia jonë kryesore dhe motivi ynë është t’u ofrojmë shfrytëzuesve shërbime superiore dhe lidhje të vazhdueshme në çdo kohë dhe kudo. Kjo është gjithashtu një njohje e ekipit tonë që punon pa u lodhur në zhvillimin e rrjetit. Ne do të vazhdojmë me fokus të fortë në cilësinë dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, e cila është baza e transformimit digjital dhe parakusht për shërbime sipas nevojave të shfrytëzuesve”, deklaroi Maja Millosavlevska Naumovska, Drejtoreshë Kryesore për Teknologji dhe TI.

Kjo është mirënjohja e dytë për performancën e rrjetit të Makedonski Telekomit këtë vit. Sipas matjeve të cilësisë së rrjeteve celulare të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEK), rrjeti i Makedonski Telekomit është në vendin e parë me 637,7 pikë, që është rezultati më i lartë në Maqedoni.

Superioriteti i rrjetit të Makedonski Telekomit është rezultat i investimit afatgjatë dhe strategjik, arritjeve pioniere për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit celular dhe fiks. Rrjeti ynë 5G vazhdon të zgjerohet dhe është i disponueshëm për 92% të popullsisë në Maqedoni me shpejtësi gigabit pothuajse në të gjitha qytetet e vendit. Shifrat konfirmojnë lidershipin edhe në fushën e infrastrukturës optike, e cila po zgjerohet intensivisht. Telekomi ka pothuajse 3 herë më shumë familje të mbuluara me infrastrukturë optike krahasuar me të gjithë operatorët e tjerë në treg së bashku, përkatësisht 330 mijë qasje në optikë, që është 13.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më shumë informacione për matjet në: North Macedonia – 2024 Speedtest Awards
Makedonski Telekom
[email protected]

*Konfirmuar nga analiza Ookla® e të dhënave Speedtest Intelligence® për Q1-Q2 2024.
Markat tregtare Ookla përdoren me licencë dhe riprodhohen me leje.

Marketing