Makina e Enverit që arrinte 120 km në orë

Në vitet e shkëlqimit historik do ishte ëndërr t’i qëndronim pranë këtij prototipi të “Skodes”, ndërsa sot ajo gjendet mes makinash të viteve të fundit në një autoservis të Lezhës, si dëshmi kohës së pakthyeshme…

Marketing

Modeli unik, për të cilin thuhet se ka vetëm 100 ekzemplare ne bote, rastësisht ka rënë në duar të dy vëllezërve që kanë patur një lidhje nga xhaxhai me ish-diktatorin Hoxha.
Xhamat e trashë janë me shenja plumbash, si për të testuar sa mund të përballonte. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, motori është ende në gjendje pune, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrinte ka qenë 120 km.

Modeli që mban numrin e serise 5337 është prodhuar në Çekosllovaki në vitet 50-52…ka një gjatësi rreth 6 metra, me peshë të konsiderueshme dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të imta.

Kabina duket në gjendje të mirë, ndërsa ka nevojë vetëm për bojë e ndërrim xhamash. Pronarët aktualë së shpeti mendojnë ta riparojnë, për ta kthyer në gjendje pune, si dëshmi e kohës…

Marketing