Bloodhound është shumë më pranë, të thyerjes së rekordit të shpejtësisë së lëvizjes tokësore
Tani që kompania është shpëtuar nga sipërmarrësi Ian Warhust, janë rikthyer planet që Bloodhound Land Speed Record, të thyej rekordin e lëvizjesh tokësore, pas 11 vitesh me probleme dhe ndalesa të shumta.
Qëllimi nuk është shfrytëzimi i makinës Bloodhound, që vetëm të kaloi shpejtësinë rekorde deri më tani, që është 1227 kilometra në orë, e arritur më 1997 nga Andy Green. Si qëllim është të kalohet barriera prej 1,600 kilometrave në orë, apo 1,000 milje në orë.
Pas kalimit të suksesshëm të kësaj makine, nëpër aeroportin e Cornwall më 2017 me 321 kilometra në orë, është vendosur që gjatë muajit tetor, kjo makinë të dërgohet për testim, në një liqe të tharë në Afrikën e Jugut. Ekipi do të provojë shpejtësinë deri në 800 kilometra në orë, që është vetëm një hap afër cakut që ia kanë caktuar kësaj makine.
Kjo është hera e parë, që Bloodhound u dërgua në pistën liqenit në tharë, ku do të provohet aerodinamika, sistemi i manovrimit, rrotat e shkretëtirës dhe hapja e parashutave. Në fund të vitit 2020, do të provohet që të arrihet shpejtësia që mund të jetë më e larta ndonjëherë.