Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur midis një automjeti dhe treni transportues në vendkalimin e shënuar midis stacionit hekurudhor Zgropolc dhe Gradsko.
Nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit Veles për MIA-n informuan se ka vdekur një 24 vjeçar, ndërsa një grua ka marrë lëndime të rënda dhe është transferuar në klinikat në Shkup. Tre të tjerët janë përkujdesur në Spitalin e Velesit.
Aksidenti ka ndodhur në orën 12.10 minuta kur automjeti “ford galaski” me targa të Velesit pa e respektuar sinjalistikën ka hyrë në hekurudhë.
“Në aksin rrugor të siguruar me sinjale të zëshme dhe të ndritshme të cilat kanë funksionua, automjeti pa e respektuar sinjalistikën, ka hyrë në profilin e hekurudhës dhe është përplasur në trenin transportues në aksin rrugor afër fshatit Nagaevc, Geadskio”, thonë nga Hekurudhat e Maqedonisë – Transport.
Nga MPB informojnë se aksidenti hekurudhor në atë pjesë të hekurudhës është në ndërprerje deri në kryerjen e ekspertizës.