Makinat ekstravagante; Shkëlqejnë markat e rralla dhe të shtrenjta

Show më i madh i përvitshëm i makinave në Evropë, Geneva Motor Show, nuk resht së surprizuari dhe po shpalos që nga makinat luksoze e deri tek ato historike.

Marketing

Tradicionalisht ky është eventi më popullor i markave luksoze, por edhe vendi ku gjen gjithcka, që nga makinat më tradicionale e deri tek ato që mund të konsiderohen supermakina apo edhe makina fluturuese.

Për adhuruesit e makinave sportive, show i Gjenevës ishte vendi i duhur me bugatin “La Voiture Noire” që shkëlqente mbi të gjitha makinat e tjera, jo vetëm për shkak të specifikave mbresëlënëse, por edhe se ishte makina më e shtrenjtë në botë. Një makinë me shpejtësinë që shkon deri në 400 km në orë, me një teknologji të jashtëzakonshme dhe ekstremisht luksoze, me çmim 16.7 milionë euro.

Sidoqoftë nuk mbeten pas as MClaren 720S Spider, Aston Martin AM RB, Lamborghini Huracan EVO Spyder apo edhe Ferrari F8 Tributo, me këtë të fundit që po reklamohet nga kompania si Ferrari më i fuqishëm në histori.
Top Channel

Marketing