Makinë e shkatërruar dhe një burrë i shtrirë,dalin pamjet nga aksidenti i Zelensky (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi në mediat e huaja shfaq pasojat e aksidentit automobilistik, ku u përfshi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marketing

Siç mund ta shikoni dhe në videon e publikuar nga “Mail Online”, në aksidentin e ndodhur në Sheshin e Fitores së Kievit shfaqet një makinë tip “Volkswagen Beetle” e dëmtuar dhe një burrë të plagosur i shtrirë pranë saj. Ndërkohë afër makinës ndodhen mjekët të cilët po mjekojnë të plagosurin dhe personeli ushtarak.

Ekipi i Zelenskyt tha se autokolona e presidentit ishte përfshirë në një aksident me një automjet civil në kryeqytet rreth mesnatës së së mërkurës dhe se presidenti nuk u lëndua rëndë.

Ekipi i tij mjekësor ndaloi për t’i ofruar ndihmën e parë një civili të lënduar, shtoi zëdhënësi Sergiy Nikiforov, përpara se personi i plagosur të transportohej për në ambulancë.

Nikiforov nuk ka dhënë detaje për gjendjen e personit dhe nuk ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur saktësisht përplasja. Duket se makina në video po shkonte drejt perëndimit nga Kievi kur u godit në pjesën e përparme në anën e shoferit.