Makraduli fiton gjyqin ndaj Mijallkovit në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strazburg

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg sot solli tre aktgjykime lidhur me katër aplikimet e parashtruara kundër Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, dy prej katër aplikimeve, u parashtruan nga Jani Makraduli dhe për këto është sjellë një aktgjykim, në të cilën GJEDNJ konstaton shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes.

Aktvendimi i tillë, në dobi të Jani Makradulit, ka lidhje me padinë e ish drejtorit të Drejtorisë për Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, për shpifje të thënë publikisht.

“Gjykata në Strasburg konfirmoi se gjykimi i Makradulit, do të thotë shkelje e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gjegjësisht shkelje e lirisë së shprehjes”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Gjykatës, komentet lidhur me pronën e nëpunësve publikë dhe përfshirjen e tyre të mundshme në aktivitete të pabarabarta kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme të interesit publik dhe të njëjtat janë në pajtim me dispozitat e nenit 10 nga konventa.

Përveç kësaj, sipas Gjykatës, intervenimi i shtetit në lirinë e shprehjes të aplikuesit, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së reputacionit të individëve, në rastin konkret paraqet shkelje të standardeve nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

GJEDNJ për aplikuesin vendosi shumë prej 1.500 eurosh për kompensim të dëmit jomaterial dhe 1.020 euro për shpenzime në procedurë.

Dy aktgjykimet e tjera, “Hasani kundër Republikës së Maqedonisë” dhe “Bajramovski kundër Republikës së Maqedonisë”, gjykata i shpalli të papranueshme për shkak të mospërmbushjes së kritereve nga neni 35 i konventës, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Marketing