Drejtori i Përgjithshëm i “Postat e Maqedonisë”, Jani Makraduli sot tha se sot në takim kanë bindur dy sindikatat se do të vazhdojnë të punojnë për të mirën e punonjësve.
“Sot u thamë të mos shqetësohen për stabilitetin financiar për pagesën e pagave. Sot që në mëngjes, në afat ligjor, ashtu siç është paraparë, është paguar paga për 2.400 punonjësit”, tha Makraduli.
Taravari: Qytetarët do të kenë të ardhme në Gostivar, e jo në mërgim
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
Ai theksoi se në mbledhje janë dakorduar për rritje të pagës minimale nga 1 janari dhe po ashtu është biseduar mundësia e rritjes së pagave për të punësuarit.
Makraduli shtoi se në gjashtë muajt e para të këtij viti janë rritur të hyrat.