Makron: RMV dhe Shqipëria në mars mund të presin lajme të mira

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperisë në Bashkimin Europian në muajin mars është e mundur.

Marketing

Presidenti francez Emanuel Makron nga konferenca e sigurise ne Mynih, ka deklaruar se pas miratimit te metodologjise se re te zgjerimit, Parisi zyrtar eshte i gatshem te mbeshtese nje vendim pozitiv nese komisioni rekomandon diçka të tillë.

“Ne presim raportin e komisionit në muajin mars mbi këto dy vende. Pra ne duhet të shohim se cfarë do të thotë komisioni në lidhje me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut për këtë çështje. Në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive atëherë ne do të jemi në pozicionin për të hapur negociatat“, u shpreh presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Ne samitin e 18 tetorit te vitit te kaluar presidenti francez Emanuel Macron vendosi veton ndaj Maqedonisës së Veriut dhe Shqipërisë duke kerkuar ndryshimin e procesit te zgjerimit.

Komisioni Europian ne 5 shkurt publikoi metodologjine e re te zgjerimit e cila u hartua mbi bazen e propozimit francez ku perfshihen mekanizma të qartë për bllokimin e negociatave apo fondeve nëse nuk shënohet progres.