Makron: Zaev dhe Rama të guximshëm, pres t’i takoj muajt e ardhshëm

Emanuel Makron, presidenti i Francës ka komentuar moshapjen e negociatave për fillimin e bisedimeve të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në, duke paralajmëruar edhe takim muajt e ardhshëm me Zoran Zaevin dhe Edi Ramën.
“Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut pa Shqipërinë do të ishte gabim politik vdekjeprurës, ndërsa ky ishte konsensusi i vetëm i mundshëm, do të shihnim lëvizje politike dhe sociale nga dhuna e madhe, jo vetëm te komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por te të gjitha shtetet ku ka komunitet shqiptar”, deklaroi Makron.

Marketing

Presidenti Makron përsëri theksoi nevojën për reforma në procesin për zgjerimin e BE-së. Ai u ndal edhe te përparimi i RMV-së në rrugën eurointegruese.

“Këto ndryshime ishin pjesë e kërkesave të BE-së, por se më shumë shtete kanë rezerva, jo se nuk ka përparim, ai ekziston, por mes të tjerash nuk ka koherencë në raport me imigrimin dhe respektimin e rregullave të caktuara”, tha Makron.

Makron paralajmëroi se në muajt e ardhshëm do të viziton dy kryeministrat e Ballkanit, Edi Ramën dhe Zoran Zaevin.

“Shumë i respektoj përpjekjet e Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Të dy janë të guximshëm. Pres t’i takoj muajt e ardhshëm”, deklaroi Makron.