“Maksi” renovon gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë, “Sami Frashëri” mbetet në fabrikë

Kryetari i Kumanoves Maksim Dimitrevski i cili gojen e ka plote “bashkejetese” dhe “jete per te gjithe ne Kumanove”, punet aspak nuk i bene ashtu, shkruan portali Kumanovasot. Ai vazhdimisht lavderohet se eshte duke i renovuar shkollat me mesim ne maqedonisht, si shkollen fillore ne “Ljubodrag”, shkollen fillore “Braqa Milladinovci”, shkolle fillore ne “Umin Doll’, shkollen e mesme “Pero Nakov” ku mesojne vetem nxenes maqedonas.
Se fundmi ka renovuar edhe gjimnazin ne gjuhen maqedone, por nuk e kemi parë koheve te fundit duke renovuar edhe ndonje shkolle ne gjuhen shqipe. Te gjitha keto mund t’i mesoni nese shkoni direkt ne facebook’un e tij (FanPage). Te gjithe keto aktivitetet jane te postuara me foto, per te cilat kryetari Makso me Like dhe fjale mirenjojeje dhe miradije.
Por shkollat ne gjuhen shqipe? Asgje…
Nxenesit shqiptare te gjimnazit “Sami Frasheri” ne Kumanove prej vitesh kerkojne objekt shkollor, pasi mesojne ne nje godine te papershtatshme, respektivisht ne ate te ish-Kombinatit bujqesor ne Kumanove.
‘Maksos’ si duket i mjafton te gjeje nje familje shqiptare ku do ta vizitoje per Fetesn e Bajramit ose per Ramazan, dhe mbaroi muhabeti! Te degjosh komentet e disa shqiptareve, me nje maqedonishte apo serbishte te cunguar: Bravo Makso!!!
‘Makso’ sillet si nënë per nxenesit maqedonas, dhe si njerkë per nxenesit shqiptarë… Per shkollat ne gjuhen shqupe ka vetem fjale. Doren ne zemer per kete e kane ndihmuar disa ministra shqiptar qe ishin ne kreun e Ministrise se Arsimit. Por gjithsesi veprimet e njeanshme te kryetarit te Kumanoves, assesi nuk arsyetohen. Thjeshte, Makso pothuajse teresisht i ka anashkaluar shkollat shqiptare.
Ne vijim po ju sjellim edhe fotot e shkollave maqedonase te cilat jane renovuar nga Kumanova e Kumanoves:
Lexoni:
Shkolla e mesme Goce Dellçev mori një fasadë të re
“Kemi ndërruar të gjitha dritaret e vjetra me dritare të reja PVC efiçente. Kulmi i vjetër është zëvendësuar tërësisht me një çati të re të objektit të shkollës dhe sallës sportive të shkollës. Rinovuam ambientin e brendshëm të sallës sportive të shkollës, vendosëm një sistem të ri ngrohjeje në të dhe një tapet të ri sportiv. Ndërtuam një fushë të re sportive me dysheme tartan dhe zbardhues në oborrin e shkollës. Janë ndërruar dyert e ambienteve të zyrave dhe klasave, janë rikonstruktuar sipërfaqet e dyshemesë në klasa, si dhe objektet sanitare në shkollë”, njoftojnë nga Komuna e Kumanovës./KumanovaSot

Marketing