Ballina Lajme Maqedoni Maksuti: Është koha për ndryshime në kodin zgjedhorë

Maksuti: Është koha për ndryshime në kodin zgjedhorë

Tani është koha e duhur që vendi të fillojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, vlerësojnë analistët politik në vend. Profesori Maksim Maksuti në një prononcim për TVM2 ka pohuar se modeli aktual zgjedhor duhet të ndryshohet, dhe të zbatohet një model i ri me lista të hapura.

Marketing

“Ndryshimi I parë që duhet të ndodhe është që të bëjmë një model zgjedhor me lista të hapura në kuptimin që elektorati të jetë I lirë që të zgjedhe kandidatin e tij të preferuar. Edhe pse ndikimi I liderëve politik do të jetë I pranishëm por pa mëdyshje do të zbehet me lista të hapura partitë do të jenë më pakë të centralizuara. Ky model është provuar në të gjitha vendet, dhe në shumicën dërmuese të vendeve të Evropës po zbatojnë zgjedhje me lista të hapura”, u shpreh analisti Mersim Maksuti.

Maksuti u ndal edhe tek ndryshimet e mundshme rreth njësive zgjedhore, me ç’rast thekson nevojën për kyçjen në këtë proces edhe të ekspertëve që njohin rrethanat demografike.

“Çështja e njësive zgjedhore duhet që të shqyrtohet nga këndvështrimi I rrethanave aktuale të brendshme në radhë të parë nga pikëpamja demografike e strukturës së popullsisë, sepse ne jemi gjithmonë një vend që gjithnjë po emigron, dhe duke mendu se po bëjmë një punë të mirë, mund të na dale më keq pa e kalkuluar këtë çështje, prandaj numri I NJ.Z në RMV duhet ti nënshtrohet një debate më të gjërë shkencor”, theksoi Maksuti.

Maksuti thotë se ndryshimet në kodin zgjedhorë deri tani janë zvarritur nga partitë politike, por ai nuk e përjashton edhe mundësin e ndikimit dhe kontributit të faktorit ndërkombëtarë në këtë proces.

Exit mobile version