Ballina Aktuale Mazuti i dyshimtë, Bekteshi: Të martën afati i fundit, dokumentet i dorëzojmë...

Mazuti i dyshimtë, Bekteshi: Të martën afati i fundit, dokumentet i dorëzojmë direkt në Prokurori

Dita e martë, është afati i fundit kur institucionet përgjegjëse do të duhet t’i dorëzojnë në Qeveri, informacionet nga kontrollet e kryera në lidhje me importin e mazutit në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Siç bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, këto informacione, nëse tregojnë keqpërdorim në importimin e mazutit të rrezikshëm, dokumentet do të dorëzohet direkt në Prokurorinë Publike.

“Afati i fundit është të martën, kur edhe presim që të kemi të gjitha informacionet për keqpërdorimet eventuale të importit të mazutit të rrezikshëm në vendin tonë. Për të dhënat do ta informojmë publikun, por nëse nuk janë realizuar të gjitha procedurat e parapara në Rregulloren, për cilësi të lëndëve djegëse dhe procedurat për import të derivateve të naftës, dokumentet, ashtu edhe siç kemi paralajmëruar paraprakisht, do t’i dorëzojmë direkt në Prokurorinë Publike. Të gjitha institucionet, duke filluar nga Drejtoria Doganore, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Ministria e Ekonomisë, Inspektorati për Mjedis Jetësor, janë të detyruar, që në afatin e paraparë, t’i dorëzojnë të gjitha informacionet deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Bekteshi, ka hedhur poshtë mundësin e ndryshimit të Rregullores për derivatet e naftës, pasi siç tha, kjo rregullore është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

“Rregullorja për cilësinë e lëndëve djegëse, është në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian, kurse kjo është vërtetuar edhe në mendimin e Shoqërisë Energjetike”, tha Bekteshi.

Exit mobile version