Maksuti: Ligji për ratifikim e Marrëveshjes me Greqinë të shpallet pa firmën e Ivanovit

Ligji për ratifikim e Marrëveshjes me Greqinë do të vihet në rivotim në Kuvend më pesë korrik. Kështu kanë rënë dakord kryeparlamentari, Talat Xhaferi, dhe koordinatorët e grupeve parlamentare në takim koordinues. Epilogu është i pritshëm.

Marketing

Në bazë të votimit paraprak dhe deklarimeve publike të shumicës parlamentare dhe deputetëve të opozitës shqiptare, Ligji do të rivotohet. Mbetet e paqartë nëse presidenti Ivanov, pas rivotimit, do ta dekretojë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes, siç e detyron Kushtetuta, apo do të veprojë si për Ligjin për përdorimin e Gjuhëve.

Analisti, Mersin Maksuti, profesori i së drejtës kushtetuese parasheh situatë të përsëritur nga ana e presidentit dhe sugjeron shpalljen e Ligjeve në Gazetën zyrtare pa firmën e Ivanovit.

“Po na përsëritet situata e njëjtë si me rastin e Ligjit të gjuhëve. Në mungesë të dispozitave kushtetuese që rregullojnë këtë situatë ne nuk kemi mundësi tjetër pos që Parlamenti ta dërgojë drejtpërdrejtë Ligjin edhe për përdorimin e gjuhëve edhe Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, në Gazetën Zyrtare dhe ligji të konsiderohet i shpallur dhe të hyjë drejtpërsëdrejti në fuqi”,- tha profesori i të drejtës kushtetuese, Mersin Maksuti.

Sipas Maksutit, meqë Presidenti refuzon të zbatojë detyrimin kushtetues ai po uzurpon kompetencat e Kuvendit dhe cenon pushtetin legjislativ, që nuk është e drejtë e tij kushtetuese.

“Në këtë rast Parlamenti duhet ta tejkalojë presidentin dhe të lejojë, të bëj të mundshme hyrjen në fuqi të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë edhe të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Javën e kaluar presidenti Gjorge Ivanov njoftoi Kuvendin se nuk do ta nënshkruaj dekretin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë pasi konsideron se nuk ka mandat për një gjë të tillë, Marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën dhe tejkalon Rezolutat e përkohshme të OKB-së dhe e vendos vendin në pozitë të nënshtruar ndaj një vendi tjetër.

Marketing