Maksuti: Maqedonia e gatshme të ecë drejtë integrimit euroatlantik

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti sot në Austri realizoi takime me sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë federale të Mbrojtjes, Volfgang Bauman dhe me drejtorin për politikë të mbrojtjes gjeneral-majorin, Johan Frank.
Në takime është folur për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në mbrojtje dhe për pritjet për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

Marketing

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se në takim me drejtorin për politikë të Mbrojtjes gjeneral – majorin Frank, zëvendësministri i kishte prezantuar arritjet e Maqedonisë në periudhën e kaluar, pritjet për marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancë dhe përmbajtjet e Kontrollit Strategjik të Mbrojtjes.

Është biseduar edhe për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, veçanërisht në fushën e politikës së mbrojtjes, komunikimet strategjike, si dhe për mundësitë për shkollimin e kadetëve në shkollat ushtarake në Angli.
Në takim është përshëndetur presidenca e Austrisë me BE-në dhe është treguar bindje për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së.

Marketing