Makthi merr fund! Alvini: Më mësonin si të luftoja, qëllonin me armë dhe më ulërinin

“Dua pulë me patate”; këto ishin fjalët e para të Alvinit pas largimit.

Marketing

Dhuratat që e prisnin ishin lodra formuese dhe libra për fëmijë. I qetë dhe i buzëqeshur, 11-vjeçari shqiptar po shijon momentet, të cilat i kishte ëndërruar prej shumë kohësh. Por ndërkohë La Stampa ka zbardhur edhe një pjesë të rrëfimeve të tij pas mbërritjes në Itali.
“Më mësonin se si të luftoja. Qëllonin gjatë gjithë kohës dhe më ulërinin, më thoshin që duhet të isha një ushtar. Ata më detyruan të flas vetëm arabisht”, ishte pohimi dramatik i Alvinit.

Me nxjerrjen e tij nga kampi, i ati, Afrimi përmbushi në këtë mënyrë premtimin e vet te madh, edhe pse falë një ndihme jashtëzakonisht të madhe, pa të cilën, i vetëm nuk do ta merrte dot djalin.

“Tani je i rritur, thuajse je bërë burrë”, ishin fjalët që shqiptoi më së pari ishte pushtuar nga emocionet. Të motrat i kishin ruajtur deri edhe lodrat e dikurshme. Duhej të stërvitej për të qenë një ushtar i ISIS-it, por për Alvinin e qetë dhe të ndrojtur, ai makth tashmë ka marrë fund.

“Ajo e Alvinit është një histori e bukur që ka shkuar drejt e zë zemrat e shumë personave, dhe të organizatave që morën pjesë në lirimin e tij. sot është dita e buzëqeshjeve dhe e gëzimit. Alvin është kthyer në emrin e një shprese: treguam se ne si operatorë humanitarë mund të veprojmë, të bëjmë shumë, por jo të vetëm, sepse ja çfarë arrihet nëse ekzistojnë dhe vullnetet e qeverive që bashkohen”, u shpreh Francesco Ricca, president i Kryqit të Kuq italian.

Ministri i brendshëm shqiptar, Sandër Lleshaj, kanë treguar se gjithçka ka qenë e vështirë por ka patur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë italiane, asaj shqiptare, ambasadave respektive dhe organizatave humanitare.

Për vogëlushin e plagosur në këmbë, nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dëmtimi, që e detyron të çalojë, iu shkaktua gjatë bombardimeve që i morën jetën të ëmës dhe fëmijëve të tjerë që ajo pati, sipas La Stampas, me një militant të shtetit islamik. Në kampet në veri të Sirisë, sipas autoriteteve ka mbi 28 mijë fëmijë që vijnë nga më shumë se 60 vende të ndryshme, e ne ferrin e Al Holit ka dhe fëmijë të tjerë shqiptarë, për të cilat shpresat shtohen pas historisë me fund të lumtur të Alvinit.

Marketing