Zlatan Ibrahimovic aktualisht është i dëmtuar, gjë e cila e pengoi atë të ishte pjesë e skuadrës në derbin që po luhet mes Interit dhe Milanit.
Drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini në një intervistë për “Dazn” ka folur për gjendjen e Ibrës dhe të ardhmen e tij, ndërsa ka theksuar se sulmuesi suedez nuk është një barrë për skuadrën e Stefano Piolit, por është një pasuri
“Ibrahimovic është një person shumë i pavarur dhe për këtë arsye ai e di se si është situata e tij dhe cila mund të jetë marrëveshja e tij me Milanin. Së pari të thotë ‘do të ndaloj’. Tani për tani ideja e tij është për të vazhduar. Për momentin dëmtimet po e kufizojnë. Janë të gjitha biseda që bëhen në mënyrë shumë të hapur. Ka një marrëdhënie shumë të mirë me të, Zlatan nuk do të jetë kurrë një barrë për këtë ekip, por një pasuri”, ka deklaruar Maldini.