Maldini konfirmon që Pioli do vazhdojë të jetë trajner i Milanit

21:15 | 9 Maj 2021

Marketing

Drejtori sportiv i AC Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar se trajneri Stefano Pioli do jetë në krye edhe për edicionin tjetër.

Milan është duke zhvilluar sfidën e rëndësishme ndaj Juventusit në kuadër të Seria A, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse Liga e Kampionëve është vendimtare për të ardhmen e Piolit, Maldini tha se drejtuesit nuk e kanë vendosur si kusht.

“Drejtuesit nuk e vendosen si kusht kualifikimin në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Kishte shpresë duke marrë parasysh si u mbyll edicioni i kaluar, por nuk ishte kusht ose pritje”, tha ai.

Me këtë deklaratë, Maldini ka konfirmuar që Pioli do vazhdojë të jetë trajner i “Rossonerëve” edhe për sezonin 2021/22./Lajmi.net/