Maleski: Shoqëria jonë ka elementin më të rrezikshëm të ballkanizimit, konfliktin etnik

Le të mos mashtrojmë veten: rrugën prej “Ballkanit” deri në “Evropën Juglindore” duhet ta ecim duke ndryshuar realitetin tonë, sepse etiketa e re, edhe pse mund t’i mbulojë, nuk mund t’i largojë veset tona ballkanike për grindje, kështu shkeuan në analizën e tij të fundit me shkrim profesori univeristar Denko Maleski, duke i’u refereuar aktualitetit politik në vend.

Marketing

“Prandaj, vlen t’u kushtojmë vëmendje tendencave që çojnë drejt ballkanizimit të shoqërisë së Maqedonisë. Ne jemi një shoqëri multietnike që përmban elementin më të rrezikshëm të ballkanizimit, konflikti etnik. Përvoja nga shpërbërja e Jugosllavisë, por edhe nga viti 2001 në Maqedoni, mund të na sjellë dobi për ta shmangur atë. Por, ne jemi nxënës të dobët. Assesi të kuptojmë se barazia e individëve dhe grupeve etnike është me rëndësi vitale për shtetin tonë të përbashkët. Kuptohet se përralla nuk ndalet këtu”, shkruan midis tjerash profesor Maleski.

Sipas tij, në bazë të asaj barazie duhet të ndërtohet një unitet i cili është kompleks dhe se duhet shumë mund për të arritur atë.

Marketing