Qeveria e Malit të Zi është pranë miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë punëdhënësit dhe sindikatat, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.
Ai theksoi se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.
Qëllimi, sipas Spajiq, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.
Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi shprehet se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira thonë se e kuptojnë kundërshtimin e biznesit, por besojnë se vendi duhet të nisë në këtë drejtim.
Në qeverinë e parë pas ndryshimeve politike, Spajiq ishte ministër i Financave që hartoi projektin “Evropa Tani”, i cili rriti pagat minimale në Mal të Zi nga 222 në 450 euro.