Mali i Zi ndalon përdorimin e qeseve plastike

Qeset plastike do të ndalohen edhe në Mal të Zi. Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç njofton se sot në seancën e Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Ekologjisë Hapësinore, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, është miratuar Projektligji për Menaxhimin e Mbeturinave, me të cilin është krijuar supozimi se qeset plastike me trashësi prej 15 deri në 50 mikron të hiqet gradualisht në vitin 2024.

Marketing

“Gjegjësisht, gjysmë viti pas hyrjes në fuqi të këtij ligji në Parlamentin e Malit të Zi, do të ndalohet përdorimi i një numri ambalazhesh plastike”, shkruan Abazoviç në Facebook.