Mali i Zi ndryshon masat, këto janë kushtet për tu futur në këtë shtet

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, janë miratuar masa të reja kufizuese.

Marketing

Për tu futur në Mal të Zi, secili qytetart duhet të ketë me vete një nga katqr provat, dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e koronavirusit ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Nëse qytetari nuk posedon asnjëren nga këto dëshmi, duhet të futet 14 ditë në karantinë. Muzika nëpër lokale dhe restorante është ndaluar reptësisht, ndërsa dasmat mund të lejohen vetëm për personat e vaksinuar.

Masat e reja hyjnë në fuqi nesër dhe vlejnë deri me 10 shtator.