Mali i Zi, në prag të zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale

Mali i Zi voton të dielën për presidentin e vendit me shpresën se zgjedhjet do të hapin rrugën për të dalë nga kriza njëvjeçare gjatë së cilës dy qeveri të ndryshme humbën votëbesime në parlament.

Marketing

Ndërkohë ligjvënësit dhe presidenti Milo Gjukanoviç u përplasën lidhur me kandidatin për kryeministër të ri. Qytetarët vendit anëtar të NATO-s, shpresojnë që votimi të përshpejtojë rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet presidenciale të 19 marsit në Mal të Zi do mbahen ndërsa vendi mbetet i mbërthyer nga një bllokim politik njëvjeçar.