Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç synon fitoren e 11 pas 30 vitesh në pushtet. Opozita e ndarë në disa blloqe, synon me ngulm ndërrimin e pushtetit. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e një hendeku mes bllokut promalazez dhe atij proserb, që u thellua pas miratimit dhjetorin e kaluar të ligjit për liritë fetare, të pasuar me konflikte mes shtetit dhe kishës. Me ndihmën e kishës ortodokse serbe, koalicionet opozitare „Për ardhmërinë e Malit të Zi” dhe „Kombi ynë është paqja” synojnë të fitojnë mbështetës dhe të rrëzojnë, siç shprehen, diktaturën 30 vjeçare.
Sipas anketimeve, edhe DPS e presidentit Gjukanoviç, edhe opozita, nuk sigurojnë dot më shumë se gjysmën e mbështetësve. Për fitoren e PDS-së rol ndihmës mund të luajnë partnerët tradicionalë, partitë e pakicave. Në këto rrethana vota e shqiptarëve është me rëndësi për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Liderët shqiptarë të rajonit u kanë bërë thorje shqiptarëve në Mal të Zi të bashkohen. Por bashkim nuk ka pasur dhe shqiptarët përfaqësohen nga dy koalicione, Lista shqiptare dhe nga koalicioni „Bashkë një Za”, që me programin e tij politik synon përfaqësimin proporcional në nivel shtetëror në Mal të Zi.mEdhe partitë më të vogla qytetare SDP dhe URA mund të luanin rol ndihmës në rast të fitores së partive opozitare. Ato kritikojnë stanjacionin ekonomik, korrupsionin, si dhe faktin që pushteti nuk është ndërruar prej 30 vjetësh.