“Mali Sharr si vlerë ekologjike evropiane”

ZV/kryeministrti për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të fushatës së Sekretariatit për Çështje Evropiane për promovimin e vlerave evropiane “Bashkë drejt yjeve” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, nesër organizon ngjarjen “ Mali Sharr si vlerë ekologjike evropiane” në fushën stanet e Shipkovicës në Malin Sharr, qëllimi i së cilës është që të promovohen bukuritë natyrore si vlerë ekologjike evropiane dhe të jepet mbështetje për shpalljen e pjesës së malit si park nacional.
Në ngjarje do të marrin pjesë Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Zëvendësministri për Mjedis Jetësor, Jani Makraduli, përfaqësues të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, përfaqësues të Fondit Global Ekologjik dhe Zyra për Ekologji të Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësues të korit diplomatik dhe sektori civil.
Ngjarja fillon në vendin “SIDOL” në ora 10:00 dhe në kuadër të së njëjtës është paraparë:
– Elaborim nga ana përfaqësuesit të shoqatës ekologjike të Maqedonisë për iniciativën për shpallje të një pjese të Malit Sharr për park nacional
– Ecje nga vendi stanet e Shipkovicës, afër fshatit malor Shipkovicë (30minuta)
– Piknik me ushqime tradicionale në rrethinën e staneve të Shipkovicës
– Deklaratë për media:

Marketing