Malinovskyi ‘prek zemrat’ e italianëve duke dërguar mesazh kundër luftës

Ylli ukrainas, Ruslan Malinovskyi dje në fitoren 0-3 kundër Olympiacos Piraeus me Atalantan arriti të realizoj dy gola brenda tre minutave, por pas golit të parë të shënuar ai zbuloj një mbishkrim në të cilin thuhej ‘Jo luftë në Ukrainë’, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Pas situatës që është duke ndodhur në Ukrainë, ku shteti rus ka filluar pushtimin e saj shumë figura të njohura nga e gjithë bota kanë reaguar kundër shtetit rus, nuk ka mundur të rrijë duarthatë as 28-vjeçari ukrainas, Ruslan Malinovsky.

Ai dje me dy golat e tij brenda tre minutave i siguroj Atalantas kalimin tutje në fazën e eliminimit direkt të Europa League, por pas golave duke ngritur fanellën e tij për të zbuluar mesazhin kundër luftës që shkruhej: ‘Jo luftë në Ukrainë’.

Ai gjithashtu gjatë ditës dje kishte shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram një postim të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku thuhej ‘Besoni në veten tuaj, besoni në Ukrainën, besoni në fitore, jo për të qarë por për të fituar’.