Malta kryesuese e radhës e OSBE-së

Kryesuesja e radhës e OSBE-së, Malta kërkon që kjo organizatë të mbahet gjallë. Ministri i jashtëm i Maltës tha se bota është dëshmitar i rritjes së dhunës dhe humbjes së jetëve dhe kjo është tregues se duhet më shumë përpjekje në parandalimin e konflikteve dhe kthimin në një dialog konstruktiv.

Marketing

“Rusia duhet menjëherë të tërhiqet nga i gjithë territori i Ukrainës. Malta mbështet dhe mbetet e përkushtuar në ndihmën humanitare dhe programin e posaçëm për Ukrainën. 3:35 Si kryesues i OSBE-së në vitin 2024, Malta pret bashkëpunim me vendet pjesëmarrëse dhe me sekretarin e përgjithshëm dhe me institucionet. Shpresa mbetet e madhe se mund të arrihet konsensusi në mandatin e ardhshëm për qëllimet kryesore- paqe afatgjate, respektim i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, demokracisë, por gjithashtu edhe sundim i së drejtës”, deklaroi Jan Borg, ministër i Jashtëm i Maltës.