Man City e nis me humbje edicionin e ri, mposhtet nga Tottenham

Tottenham ka befasuar duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj kampionit të Anglisë, Manchester City.

Marketing

Skuadra vendase ia doli të fitojë me rezultat minimal 1 – 0.

City ishte skuadra më dominuese, por Spurs arritën të arkëtojnë pikët e plota.

Heung-Min Son ishte autori i vetëm i golit në këtë takim duke shënuar supergol nga distanca (55′).

Rast të artë kishte edhe Bergëijn, që dështoi të shënonte në pozitën një kundër një me portierin.

Ndërkohë, Man City gjithashtu krijoi disa raste të mira shënimi, por që u mungoi finalizimi.

Rayed Mahrez dhe Jack Grealish provuan nga distanca disa herë, por gjuajtjet ishin jashtë kuadratit të portës.

Kësisoj, Tottenham arkëton pikët e plota duke u renditur në pozitën e nëntë me tre pikë, derisa City në vendin e 13-të pa pikë./Lajmi.net/

Marketing