Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5:0 ndaj Copenhagen në Ligën e Kampionëve.
Erling Haaland e nisi festivalin e golave për vendasit qysh në minutën e shtatë të ndeshjes.
Rezultati u dyfishua në minutën e 32-të, kur Haaland realizoi sërish.
Shtatë minuta më vonë, Khocholava shënoi autogol për 3:0.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë. Fillimisht Mahrez shënoi nga penalltia në minutën e 55-të, ndërsa Julian Alvarez shënoi për 5:0.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e parë, tri më shumë se Dortmundi në pozitën e dytë.
I fundit me një pikë është Copenhagen