Man City i ofron kontratë të re Sterlingut

Kampioni aktual i Anglisë është optimist që sulmuesi i rrezikshëm do të vazhdojë të luajë në “Etihad Stadium”.

Marketing

Manchester City është optimist se Raheem Sterling do ta vazhdojë karrierën në “Etihad Stadium”.

Sulmuesi anglez e ka rikthyer formën së fundmi dhe po luan mirë dhe po shënon gola.
Për këtë, “Citizens” besojnë se përfaqësuesit anglez i është rikthyer lumturia dhe se do të mbetet në ekipin aktual, përcjell “Gazeta Express”.

Sterling ka shënuar në fitoret e fundit ndaj Club Brugge, Everton e Paris Saint-Germain.

Për të spekulohej së fundmi se mund t’i bashkohet Barcelonës.

Atij i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë.

Por, mediumi britanik “The Sun” raporton se Sterling mund ta ndërrojë mendjen dhe të mbetet tek kampioni aktual anglez.