Man City – Man Utd, përfundon derbi i Premierligës

Manchester City e ka fituar përballjen ndaj Manchester United.

Marketing

Manchester City ka fituar 3 me 1 ndaj Manchester United në javën e 12-të të Premierligës.

Golin e parë për ‘Qytetarët’ e shënoi David Silva në minutën e 12’, ku me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë
Manchester City e dyfishoi epërsinë me fillim të pjesës së dytë me anë të Sergio Agueros (48’).

Manchester United arriti që ta ngushtoi epërsinë e rivalëve lokal, ku Anthony Martial shënoi nga penalltia në minutën e 58’.

Goditje e fundit ‘Djajve të Kuq’ u dha Ilkay Gudogan (86’).

Pas javës së 12-të, Manchester City është lider me 32 pikë, ndërsa Manchester United në të tetin me 20 sosh.

Marketing