Man City shpartallon Norwichin e Rashicës

Man City shpartallon Norwichin e Rashicës, pesë gola për tri pikë

Marketing

Manchester City ka marrë fitoren e parë në Premier League këtë edicion, duke shpartalluar skuadrën e Norwich.
Lojtarët e drejtuar nga Pep Guardiola kanë shënuar fitore bindëse, me rezultatin 5:0, shkruan Periskopi.
Seria e golave u hap qysh në minutën e 7’ të takimit, kur Krul dërgoi topin në rrjetën e vet. City gjeti golin edhe në minutën e 16’, por goli u anulua nga VAR, për një ndërhyrje të palejuar në Milot Rashicën.
Në minutën e 22’, Jack Grealish gjeti rrugën e golit, duke shënuar kësisoj edhe golin e parë të tij me fanellën e Man City.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2:0, kurse në pjesën e dytë City tregoi edhe më shumë.
Aymeric Laporte (64’), Raheem Sterling (71’) dhe Riyad Mahrez (84’) shënuan golat për të vulosur rezultatin 5:0.

Me këtë fitore, City arkëton tri pikët e para në Premier League, kurse Norwich mbetet akoma pa pikë, pas dy humbjeve radhazi (e para ndaj Liverpool).

Marketing