Manchester Unitedi është duke punuar për ta siguruar transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen, para se të mbyllet afati kalimtar i verës për klubet angleze, të enjten.
Përfaqësuesit e mesfushorit danez, Christian Eriksenit, janë duke shpresuar se do të arrijnë ta negociojnë një marrëveshje për të. Të hënën, burimet e afërta me 27-vjeçarin i thanë Dailymail se Erikseni është pritoritet për “Djajtë e kuq” tani.
Manchester Unitedi nuk do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë të rinj në skuadër pas të enjtes, 8 gushtit. Mirëpo, lojtarët e tyre, si Paul Pogba, mund të largohen nga klubi deri më 2 shtator, nëse transferohen te ndonjë klub jashtë Anglisë.
Kjo pasi që afatet kalimtare të kësaj vere në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Gjermani mbyllen më shumë sesa tre javë pasi të mbyllet në Angli.
Tottenhami po shpreson ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Sporting Lisbonit, Bruno Fernandes – i cili gjithashtu po kërkohet nga Manchester Unitedi – para të së enjtes.
Tottenhami është spekuluar edhe për transferimin e Giovani Lo Celsos të Real Betisit.
Erikseni kishte shpresuar se do ta arrinte transferimin në Real Madrid këtë verë, mirëpo klubi spanjoll ka shprehur më shumë interesim për Pogban dhe për Donny van de Beekun të Ajaxit.
Nëse Erikseni mbetet në Tottenham edhe pas së enjtes, klubet si Juventusi dhe Atletico Madridi do të tentojnë ta tundojnë klubin londinez me ofertë prej 50 milionë funtesh.
Pasi që kontrata e Erikesnit skadon në verën e vitit 2020, Tottenhami rrezikon ta humbë atë për asnjë cent, si transferim të lirë, gjatë verës së ardhshme