Man Utd, Juve, Inter dhe Milan japin dorëheqje nga ECA

10:43 | 19 Prill 2021

Marketing

Klubet e konfirmuara të Superligës Evropiane, Manchester United, Juventus, Inter, Milan, kanë dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Europiane të futbollit .

Skuadrat, Manchester United, Juventus, Milan dhe Inter kanë dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Evropiane, transmeton lajmi.net.

Edhe Shefi ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e UEFA-së.

Madje, edhe presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane, ECA, Andrea Agnelli, i cili njëherësh është edhe president i Juventusit, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Theksojmë se në mbledhjen e djeshme të ECA-së, Agnelli kishte munguar, dhe në vend të tij mbledhjen kishte kryesuar, Edwin Van der Saar./Lajmi.net/

 

Marketing