Manastir, shënohet 115-vjetori i Kongresit të Alfabetit

Vazhdojnë aktivitetet për të shënuar 115-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Muzeu i Alfabetit në Manastir, organizoi eventin kulturor të radhës.

Marketing

Java e kulturës, një javë shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare – thotë Drejtori i Muzeut të Alfabetit, Zait Aliu, duke shpërndarë emocione me rastin e aktiviteteve për të shënuar 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit në qytetin e Manastirit.

“Një festë jashtëzakonisht e madhe. Sapo përfunduam koncertin madhështor lidhur me festën e 22 Nëntorit. Kishim Ansamblin “Emin Duraku” nga Shkupi, kurse si mysafirë special kishim Shyhrete Behlulin dhe Vojsava Alija. Gjithë shqiptarët e Manastirit dhe jo vetëm kishin mundësi ta ndjekin këtë spektakël dhe ngjyrat kuq e zi. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet e Institucionit “Muzeu i Alfabetit” dhe do ta përfundojmë poashtu me një koncert nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe kurse mysafire speciale do të jetë Shkurte Fejza” – tha për Klan Maqedoni, Drejtori i “Muzeut të Alfabetit”, Zait Aliu.