Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka qenë në një prej qendrave shëndetësore verore në Drimadhas, Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike.
Nga qendra shëndetësore në Dhërmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se më shumë se 60% e popullatës së rrezikuar mbi 50 vjeç tashmë është vaksinuar, teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të vaksinohen sa më parë gjatë këtij muaji të hapur.
“Në Shqipëri kemi 1.8 million doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfrytëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera,” deklaroi Manastirliu.
I gjithë muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin e personave mbi 18 vjeç.