Ka shkuar në 25 720 numri i arsimtarëve të vaksinuar kundër Covid-19 që nga nisja e këtij procesi në vend.
Shifra është bërë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ministrja thekson gjithashtu se do të vijojnë pa u ndalur me planin e qeverisë për vaksinimit.
“Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv.
Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit,”, shkruan Manastirliu.